Bale i jep fitoren Tottenhamit
Tottenhami i ka dhënë fund formës së dobët që tregoi së fundi në Ligën Premier, duke shënuar fitore 4-2 ndaj Blackburn Rovers, në White Hart Lane.
Gareth Bale ka zhvilluar ndeshjen e tij të 100-të në karrierë, të cilën e ka ‘nënvizuar’ me dy gola të shënuar. Anësori i Tottenhamit hapi rezultatin pas 16 minutash lojë, para se Roman Pavlyuchenko të humbasë një penalti pas gjysmë ore lojë (32’). Por atë që nuk e bëri nga pika e bardhë, sulmuesi rus e bëri nga loja e hapur, duke dyfishuar epërsinë për ekipin vendas (42’).
Në pjesën e dytë, Tottenhami trefishoi epërsinë me anë të shtatlartit Peter Crouch (68’), ndërsa goli i dytë i Bale çoi në 4-0 rezultatin (72’), për të zgjidhur kështu dilemën e fituesit. Ekipi mysafir u mundua mjaft në pjesën e fundit të ndeshjes, duke shënuar dy gola përmes zëvendësuesve David Dunn (79’) dhe Gael Givet (89’).
Ekipi i Harry Redknap nuk kishte fituar katër ndeshje në ligë, por me tre pikët e reja, ngrihet në pozitën e gjashtë të tabelës.
Category: Futboll
0 Komente