Barcelona konfirmon kreun

dardanmiftari | Wednesday, November 24, 2010 | 0 Komente

Barcelona është kualifikuar edhe zyrtarisht në fazën e 1/8-ës së Ligës së Kampionëve pas fitores së lartë në transfertë te Panathinaikos.
Barcelona shënoi shumë pak gola në krahasim me rastet në këtë takim, pasi që pos posedimit astronomik Blaugranët kanë pasur jo më pak se 12 goditje në portën e grekëve.
Të tri golat e fitores prej 3-0 u shënuan me anë të aksioneve të mrekullueshme. Një pasim fantastik nga Daniel Alves e shfrytëzoi Pedro (27’) i cili nuk e pati të vështirë të shënojë në portën e Panathinaikos.
Në pjesën e dytë Lionel Messi konkretizoi një aksion të bukur nga Iniesta dhe Adriano, me këtë të fundit që i ndihmoi Messit ta fusë topin në rrjetë (62’) për 2-0.
Rezultatin përfundimtar e vuri ylli i mbrëmjes Pedro (69’), që u shërbye nga një Andres Iniesta në formë të përkryer para ‘el Classicos’.
Kopenhaga ra preh e Rubin Kazanit në rusi, ku vendasit nga Kazani fituan minimalisht.
Barcelona me 11 pikë është kualifikuar si lider i Grupit D në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa pozita e dytë kualifikuese do të sqarohet mes Kopenhagës e cila ka punë në xhiron e fundit me Panathinaikos dhe mes Rubin Kazanit që i shkon Barcelonës në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...