Benitez dëshiron Kupën Botërore të Klubeve

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Rafael Benitez, dëshiron të tregojë vlerat e ekipit të tij duke fituar Kupën Botërore të Klubeve që organizohet nga FIFA muajin e ardhshëm.
“Do t’u tregoj se unë do të fitoj. Ky ekip po ashtu do ta sjellë në shtëpi Kupën Botërore të Klubeve. Ky ekip ka fituar Superkupën e Italisë, që është një trofe i vogël, por megjithatë është një trofe, andaj shpresoj se ne mund të fitojmë Interkontinentalen dhe gjithçka do të jetë më e lehtë”.
“Që nga fillimi, kam dashur t’i mbaj gjërat që ata i bënin mirë, stilin e lojës, por pas një kohe ju përpiqeni dhe i bëni gjërat në mënyrën tuaj”, ka thënë Benitez në një intervistë për CNN.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...