Sneijder porosit Interin të harrojë Mourinhon

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka porositur bashkëlojtarët e tij të harrojnë ish-trajnerin Jose Mourinho dhe të përqendrohen t’ia dalin mirë nën urdhrat e Rafael Benitez.
“Mourinho është e kaluar. Ne duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për të kaluarën. Ne do t’ia dalim nga këto momente të lodhjes, dhe unë do të jem në formën më të mirë së shpejti. Ky pushim më ka ndihmuar të relaksohem dhe të mendoj”, ka thënë Sneijder.
“Ne mund të kemi ca telashe, por ka shpjegim për këtë. Ne erdhëm nga një sezon fantastik që është vështirë të harrohet. Fansat e vërtetë kurrë nuk do të harrojnë të brohorasin lojtarët e tyre, veçanërisht kur ata kalojnë nëpër një periudhë të vështirë”.
“Nuk dua ta humbas derbin pasi ishte ndeshja debutuese e imja sezonin e kaluar. Kurrë nuk do ta harroj atë. Po përmirësohem dhe kam nevojë për ndihmë nga fansat dhe Benitez. Ai është një trajner i madh, si edhe Mourinho”, ka përfunduar holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...