Benitez: Nuk prita aq shumë probleme te Interi

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Rafa Benitez, është i befasuar nga problemet e shumta me të cilat është dashur të merret që nga koha kur erdhi në krye të skuadrës nga Giuseppe Meazza.
“Jo, unë nuk prisja aq shumë probleme te një ekip që erdhi nga një sezon ku fitoi gjithçka. Lojtarët po punojnë mirë, por po ka vështirësi”, theksoi Benitez.
Interi aktualisht nuk i ka punët mirë në Serie A, pasi që vetëm pesë ditë pa e zhvilluar superderbin ndaj Milanit, Nerazzurët e shohin veten në pozitën e tretë. Më e keqja është se lojtarët kryesorë të zi-kaltërve janë të lënduar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...