Kosova në Botërorin Brazili 2014?

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Kosovës Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet që të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014, të cilat fillojnë nga shtatori i vitit 2012, njofton gazeta serbe Kurir.
Me këtë akt do të njihej menjëherë FFK-ja nga FIFA, e cila përkrah idenë që Kosova të marrë pjesë në kualifikimet për KB 2014, ndërsa problemi i vetëm mbetet UEFA dhe Michell Platini i cili kundërshton anëtarësimin e FFK-së në UEFA.
Sipas gazetës në fjalë, vendimi për ‘pranimin’ e Kosovës në UEFA është marrë jozyrtarisht në mbledhjen e mbajtur kohë më parë në Nyon edhe pse agjendë nuk ishte Kosova.
“Mora vesh se pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror është thuajse punë e kryer. FIFA jozyrtarisht ka dhënë dritën e gjelbërt, ndërsa pritet që ta njohë edhe UEFA. Mirëpo, kundërshtar i madh i njohjes së FFK-së është kryetari Michell Platini, prandaj shqiptarët presin zgjedhjet në vitin e ardhshëm dhe ardhjen në krye të UEFA-s të kryetarit të ri për të vënë në jetë qëllimin e tyre”, deklaroi burimi i gazetës Kurir i afërt me UEFA-n.
Megaspekulimin në fjalë e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili tha se është e natyrshme nëse Kosova merr pjesë në këto kualifikime për shkak të njohjeve dhe përkrahjes që gëzon. Pos tjerash, Vokrri u shpreh se për kundërshtar në grup do të dëshironte ta kishte Serbinë, me qëllim që të uleshin tensionet për të ardhmen.
Nga ana tjetër, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar shpejt për të hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se kanë garanci nga UEFA se kombëtarja e Kosovës nuk do të merr pjesë në kualifikimet për Botëroin 2014, të cilat fillojnë në shtator të vitit 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...