Benitez shpreson te Milito

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, beson se rikthimi në formën më të mirë fizike të Diego Militos vjen në një moment të përkryer për Nerazzurët, pasi që ata po përgatiten për derbin ndaj Milanit nën ndikimin e rezultatit negativ të arritur ndaj Lecces.
Interi ka arritur të shënojë vetëm 13 gola në 11 ndeshje në Serie A këtë sezon, përkundër formës fantastike të Samuel Eto’os që ka shënuar 17 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat.
“Ne shpresojmë të luajmë më mirë në derbi se ndaj Lecces, ne do të japim gjithçka, varet prej nesh. Tani kam shpresa te Diego Milito pas riaftësimit”, theksoi Benitez.
Interi ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa fitorja ndaj rivalit të përbetuar shihet si ilaçi i vetëm për të dalë nga kriza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...