Bruce: Tottenhami pretendent për titull

dardanmiftari | Wednesday, November 10, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, e vlerëson Tottenhamin si një klub pretendent për të fituar titullin e Ligës Premier, pavarësisht se arriti të nxjerrë barazim 1-1 në takimin e mbrëmshëm.
Bruce beson se Spurs janë në prag për të sfiduar fuqitë tradicionale të Ligës Premier, pasi u futën në top katërsh në sezonin e kaluar dhe impresionuan në debutimin në Ligën e Kampionëve.
“Ata kanë investuar në ekip, ata kanë një menaxher të shkëlqyeshëm, luajnë lojën në mënyrën me të cilën duhet të luhet. Ata kanë gjithçka. Mendoj qetas, ata kanë shanse jo vetëm të kualifikohen për në Evropë, por të jenë një kërcënim i vërtetë për Chelsea dhe Arsenal dhe Manchester United në këtë botë pasi ata janë vërtet shumë, shumë afër. Ata janë një ekip i mirë”, ka thënë Bruce.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...