Tevez ka frikë se do të mungojë në derbi

dardanmiftari | Wednesday, November 10, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka frikë se ai nuk do t’ia dalë të luajë sonte në derbin kundër Manchester United.
Daily Mail shkruan se Tevez ishte në ankth mbrëmjen e kaluar nga mundësia për të munguar kundër ish-klubit të tij, por do të bëjë një test fitnesi para ndeshjes, për të vendosur nëse të rrezikojë edhe më shumë dëmtimin në kofshë.
Kapiteni i Manchester Cityt iu ka thënë miqve se shanset e tij për të luajtur në derbi janë 50-50. Ai dëshiron të luajë, por nuk beson se injektimi nuk është zgjidhja e duhur.
Klubi thotë se Tevez ka pasur një masazh dje dhe, edhe pse nuk është 100 për qind i gatshëm, ata janë optimistë se ai do të luajë kundër ish-klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...