Benzema: Dua ta shpaguaj përkrahjen e Mourinhos

dardanmiftari | Wednesday, November 10, 2010 | 0 Komente

Karim Benzema është falënderues për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, që e ka mbështetur atë.
Francezi mendon se e ka përkrahjen e trajnerit të tij, në prag të ndeshjes së sotme të Kupës së Mbretit, përballë Murcia.
“Dua të shënoj gola kundër Murcia për të falënderuar Mourinhon për atë që ai bën për mua. Veprimet e tij dhe fjalët, më kanë ndihmuar mua. Ai është gjithmonë këtu për të më ndihmuar të bëhem më i mirë. Ai thotë gjëra si: Ke luajtur mirë, duhet të vazhdosh. Dua ta shpaguaj këtë besim që ai ma jep mua”, ka thënë Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...