Spursat ndalen përsëri

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Tottenhami nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një pikë ndaj Sunderlandit në sfidën e zhvilluar në White Hart Lane.
Ndeshja u dominua nga vendasit të cilët patën një mori rastesh, por pa i shfrytëzuar ato. Nga ana tjetër Sunderlandi i Steve Bruce luajti mençur dhe shfrytëzoi anën e dobët taktike të Tottenhamit për të nxjerrë një pikë nga udhëtimi i vështirë në Londër.
Tottenhamin në epërsi e kaloi Rafael Van der Vaart (65’) me asistim të Peter Crouch. Gëzimi i tifozëve vendas nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi që Danny Welbeck i ndihmoi asit ganez, Asamoah Gyan që ta barazojë rezultatin në 1-1, i cili ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Tottenhami aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Sunderlandi në pozitën e shtatë ende pa u luajtur mirë java e 12-të në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...