City përgatit ofertë për Victor Ruiz

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Manchester City raportohet se është duke menduar të bëjë ofertë për mbrojtësin e Espanyol, Victor Ruiz, në afatin kalimtar të janarit.
21-vjeçari vlerësohet lartë nga ekipi anglez dhe ka qenë pjesë e përfaqësues së Spanjës në të tre nivelet, nën 17, nën 19 dhe nën 21-vjet.
Ruiz pritet të shitet nga klubi spanjoll, ndërsa City shihet si favorit për të marrë shërbimet e tij. Për të raportohet se janë të interesuara edhe disa klube italiane, përfshirë Napolin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...