Torres: Kemi besim te Hodgson

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, thotë se ai, si edhe gjithë bashkëlojtarët e tij, ka besim të plotë në menaxherin Roy Hodgson.
Mediat spekulojnë se një pjesë e futbollistëve të Liverpoolit të cilët vijnë nga jashtë Anglisë nuk kanë besim në menaxherin Roy Hodgson dhe mendojnë se ish-trajneri Rafa Benitez duhej të qëndronte në Anfield. Por Torres thotë se Benitez është vetëm e kaluar.
“Përbërja ka besim në Roy Hodgson, si edhe unë. Nuk kam kurrfarë problemesh me menaxherin, ai gjithmonë beson në mua dhe kjo është e rëndësishme për çdo futbollist. Edhe pse ai ishte gjatë në klub, faza Benitez në Liverpool tashmë është histori. Ajo i takon të kaluarës dhe tash vetë e tashmja është e rëndësishme për ne”, ka thënë Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...