Iniesta: Sneijder e meriton Topin e Artë

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Andres Iniesta thotë se ai nuk e meriton shpërblimin FIFA Topi i Artë dhe propozon që futbollisti më i mirë për këtë vit të zgjidhet në mes të Wesley Sneijder, Xavi Hernandez, Iker Casillas dhe Lionel Messi.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të ndahet shpërblimi Topi i Artë i cili për herë të parë do të jetë një trofe i përbashkët i FIFA dhe France Football. Pritet që tre futbollistë të luftojnë për shpërblimin individual dhe ata janë Sneijder, Xavi dhe Iniesta. Por ky i fundit mendon se në vend të tij duhet të jetë portieri i Real Madridit dhe kombëtares së Spanjës, Casillas, dhe bashkëlojtari te Barca, Messi.
“Do të gënjej nëse them se ky shpërblim nuk do të thotë asgjë për mua, por kjo nuk është obsesion. Fakti që jam në listën e 23 futbollistëve tashmë është një sukses i mirë. Nuk jam futbollisti që duhet ta fitojë Topin e Artë falë një goli. Sneijder e meriton pa dyshim. Ai është favorit, ndërsa pas tij janë Xavi, Casillas dhe Messi”, ka thënë Spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...