Dështon Arsenali
Arsenali është mposhtur me rezultat 0-1 nga Newcastle, në ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë të Kampionatit anglez që u zhvillua të dielën në Emirates Stadium.
Golin e fitores mysafirët e realizuan në fund të pjesës së parë përmes Andrew Carroll, i cili u gjet më së miri pas një goditje të lirë të Barton dhe bëri që të mposhtet portieri Fabianski.
Edhe pas kësaj humbjeje, Arsenali do të ruajë vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier me 20 pikë, ndërsa Newcastle pozicionohen në vendin e pestë me 17 pikë.
Category: Futboll
0 Komente