Chelsea fiton derbin e ‘qullur’ londinez (video)

Unknown | Sunday, January 20, 2013 |


Chelsea i ka takuar derbi i javës së 21 në Premier Ligë. Skuadra londineze ka mposhtur në “Stamford Bridge” rivalin lokal, Arsenalin, 2:1 në një ndeshje të vështirë dhe të përcjellë me shi gjatë gjithë 90 minutave.

Mata i ka dhënë epërsinë Chelsea në minutën e gjashtë pas asistimit të Eden Hazardit.

Në minutën e 16, vendasit dyfishojnë epërsinë nëpërmjet Frank Lampardit i cili shënon nga penalltia.
Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 58, Theo Walcott zbut epërsinë në 2:1, mirëpo në vazhdim ‘topçinjtë’ nuk arritën të bëjnë më shumë.

Chelsea me rezultat të njëjtë kishte triumfuar edhe në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates” në stinorin pranveror.
Me këtë fitore, Chelsea arrin në kuotën e 45 pikëve në pozitën e tretë, kurse Arsenali mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë. (ORAinfo)


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!