Dempsey ia prish festën Unitedit (video)

Unknown | Sunday, January 20, 2013 |


Manchester United nuk ka arritur që për 60 sekonda të ruaj fitoren ndaj Tottenhamit në “White Hart Line”.

Kur të gjithë menduan që United do të largohej nga Londra me plus tri pikë, amerikani Dempsey arrin ta barazoj rezultatin në 1:1 në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt.

Më parë, gjyqtari i ndeshjes kishte dhënë shenjën për tre minuta lojë shtesë.

Për United shënoi holandezi në top-formë, Robin Van Persie.

Pas 25 minutash lojë, Van Persie pranon një top të shkëlqyeshëm nga Cleverley dhe me kokë nga afërisht pesë metra tund rrjetën e Tottenhamit.

Megjithë barazimin, Manchester United vazhdon të kryesoj në renditje me 56 pikë, pesë me shumë se Manchester City në vendin e dytë.

Tottenhami mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, katër pikë me pak se Chelsea në vendin e tretë. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!