Dortmund forcon kreun, Bundesliga shpërthen në gola

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Dortmund është kthyer nga disavantazhi 1-0 i pjesës së parë për të shënuar fitore 2-1 në fund të ndeshjes në udhëtim te Freiburg duke forcuar kështu edhe kreun Bundesligës.
Takimi mes Freiburg dhe Dortmundit ishte takimi më me pak gola në takimet e sotme të Bundesligës.
Me rezultat 4-0 kanë fituar Schalke dhe Hoffeinheim ndaj Werder respektivisht Eitracht Frankfurt, ndërsa po katër gola ka pasur edhe takimi mes Nurnberg dhe Kaiserlautern, të cilën e fitoi ky i fundit me rezultat 3-1.
Ndërsa, nga pesë gola janë shënuar të takimet Hannover – Hamburg dhe Monchengladbach – Mainz, ku Hannoveri dhe Mainzi u rikthyen nga disavantazhet 2-1, për të fituar në fund, që të dyja, me rezultat 3-2.
Kreu i Bundesligës vazhdon të mbahet nga Borussia Dortmund, që tash mbledh 34 pikë i ndjekur nga Mainz me 27 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...