Chelsea mposhtet përsëri

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Chelsea ka pësuar edhe disfatën e tretë në katër takimet e fundit, këtë herë si mysafir i Birminghamit.
Blutë dominuan gjatë ndeshjes së zhvilluar në St. Andrew's, por ishin vendasit ata që shfrytëzuan një prej rasteve të krijuara për të shënuar fitore minimale, 1-0.
Në minutat e para të takimit, Salomon Kalou dhe Didier Drogba që të dy asistuan për njëri tjetrin, por asnjëri nuk arriti të shënojë. Kjo në anën tjetër u kthye për të keq për Blutë, pasi në minutën e 17-të Lee Bowyer shënoi në rrjetën e Petr Cech pas një harkimi të mirë në thellësi të Larsson dhe një prekje të topi nga Jerome.
Chelsea ishte afër golave edhe në një mori rastesh tjera, me Drogba që në një rast goditi shtyllën, por fati nuk ishte në anën e ekipit londinez, që pësoi disfatën e radhës.
Pavarësisht humbjes, Chelsea mbetet lider me 28 pikë, po aq sa tash mbledh edhe Manchester United që fitoi në Old Trafford ndaj Wigan Athletic. Rezultati ishte mjaft i rëndësishëm për Birminghamin që i largohet zonës së rrezikut dhe madje përfundon në pozitën e 12-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...