Manchester United drejt kreut

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Manchester United ka zënë ‘keq’ ekipin Wiganin i cili edhe pse me nëntë lojtarë në fushë përfundoi ndeshjen vetëm me një disfatë 2-0 në takimin e zhvilluar në Old Trafford.
United mund të ishte ndëshkuar për shkak të një paraqitjeje të plogësht, por përjashtimi me kartonë të kuq i dy lojtarëve mysafirë, Antolin Alcaraz dhe Hugo Rodallega, brenda dy minutash (59’ dhe 61’) ishte favorizimi më i madh për ekipin e Sir Alex Ferguson.
Patrice Evra dërgoi Djajtë e Kuq në epërsi në fund të pjesës së parë (45’), ndërsa Javier Hernandez ka shënuar një gol të shkëlqyeshëm me kokë në pjesën e dytë (77’), për të vulosur fitoren.
Wayne Rooney u inkuadrua në lojë si zëvendësues, por nuk mundi të gjejë rrjetën.
Disfatat e Chelseat dhe Arsenalit shënojnë ditën e përkryer për Manchester United, që barazohet në pikë me Blutë në maje të tabelës së Ligës Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...