E mposhtim Milanin, nëse luajmë ndeshjen e jetës

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Palermos, Delio Rossi, ka thënë se lojtarët e tij duhet të luajnë ndeshjen më të mirë në jetën e tyre për ta mposhtur Milanin.
“Është me rëndësi që ta tërheqim baraspeshën e duhur në një ekip, unë po shikoj të gjej zgjidhjen e duhur, por fitorja ndaj Genoas na jep besim. Milani dhe Palermo dallojnë krahasuar me sezonin e kaluar dhe nuk e di nëse do të ishim në gjendje që tani të fitojmë në San Siro”.
“Ata kanë skuadër të fortë dhe ata kanë lojtarë të tillë si Ibrahimovic dhe Robinho. Ata shkojnë përpara, por ne duhet t’i kthejmë prapa. Çfarë duhet të bëjmë ne është t’i mposhtim ata. Ne duhet të luajmë ndeshjen e jetës dhe të shpresojmë se ata nuk luajnë mirë”, tha Delio Rossi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...