Tevez: Nuk pendohem për largimin nga United

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Carlos Tevez si lojtar i United Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, i cili sot e kësaj dite konsiderohet si tradhtar në Old Trafford, ka thënë se ai nuk pendohet aspak pse u largua nga Manchester United për të kaluar te rivali lokal, Manchester City.
“Unë e bëra ndryshimin dhe tani për tani nuk më vjen aspak keq. Si lojtarë, ne jemi profesionistë dhe duhet t’i marrim vendimet të cilat janë të duhura për ne. Por, unë mendoj se shumë njerëz nuk e kanë kuptuar vendimin tim. Gjithë ajo që mund të bëj është të përqendrohem në lojën time dhe të luaj mirë për Cityn. Për momentin po shkon mirë”.
“Kurrë nuk janë lehta betejat me mbrojtjen e United. Por, ne te City nuk jemi të fiksuar pas Unitedit. Sfida jonë është të përmirësohemi dhe t’i tejkalojmë fqinjët tanë. Ky është synimi ynë”, potencoi Tevez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...