Fitojnë Tottenham e Inter

dardanmiftari | Wednesday, November 24, 2010 | 0 Komente

Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Werder Bremenit, në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Me performancën e deritanishme, Spursat po dëshmojnë kualitetin e tyre drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë përmes Younes Kaboul, ndërsa në fund të pjesës së parë (45’+1), Luka Modric dyfishoi epërsinë.
Pas një ndërhyrjeje të parregullt në Modric, u akordua penallti në favor të Tottenhamit (54’), mirëpo Gareth Bale dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Për rezultatin prej 3-0 të Spursave u kujdes Peter Crouch (79’), ndërsa u ndihmua nga Aaron Lennon, që asistoi dy herë në këtë takim.
Në anën tjetër, me golin e vetëm të shënuar nga Esteban Cambiasso, Interi ka realizuar fitore të rëndësishme kundër Twente Enschede, për të dalë sadopak nga kriza që e ka kapluar në Kampionatin italian.
Pas xhiros së pestë, Tottenhami dhe Interi prijnë në Grupin A me nga dhjetë pikë, ndërsa ndiqen nga Twente që ka pesë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...