Forlan: Nuk kam harruar të shënoj gola

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka thënë se ai është i bindur që herët apo vonë do t’u rikthehet golave.
“Unë kam fituar dy herë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe shumë njerëz nuk e kanë harruar këtë. Unë duhet të mbes i qetë dhe asgjë tjetër. Ndaj Real Madridit unë kam pasur dy apo tri raste, por mbrojtësit ishin në gjendje të më ndalin”.
“Golat do të vijnë, nuk kam harruar të shënoj dhe do të vazhdoj të tentoj. Është e vërtetë që kam qenë më shumë i përfshirë ndaj Real Madridit”, tha Forlan për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...