Tevez e dëshironte Rooneyn te City

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka pranuar se ai ka shpresuar që sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, do t’i ndiqte gjurmët e tij dhe do të transferohej te Manchester City.
“Wayne është lojtar i cilësisë së lartë. Ai ishte bashkëlojtar dhe mik i imi te United, ndërsa ai është një prej atyre njerëzve që më shumë dëshironi t’i keni në ekip dhe jo për kundërshtar”.
“Për mua ai është sulmuesi më i mirë anglez viteve të fundit. Natyrisht, do më pëlqente nëse ai do të transferohej këtu. Por, ishte e komplikuar për të që të largohej nga United. Kështu, ne duhet të përqëndrohemi vetëm në vetvete”, tha Tevez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...