Benitez premton shpenzime

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Rafael Benitez ka pranuar se Interi duhet të shpenzojë gjatë janarit, përderisa ka konfirmuar mungesën e Wesley Sneijder ndaj Lecces.
“Sneijder nuk është mirë, duhet të gjejmë shkakun pse nuk është mire. Ai nuk do të luajë ndaj Lecces. Ndeshja më e rëndësishme është ajo që është para jush dhe nëse duhet të rrezikojmë, do ta bëjmë. Ekipi ynë filloi së luajturi vonë sezonin e kaluar dhe filloi vonë përgatitjet”.
“Unë jam i kënaqur me lotjarët në dispozicion, por do të shohim çfarë mund të bëjmë në janar për t’u përmirësuar. Është e qartë se lëndimi i Samuelit na detyron ta përforcojmë ekipin. Cambiasso? Ai është në gjendje të luajë edhe ndaj Lecces, por edhe ndaj Milanit”.
“Siç kam thënë më parë, së pari mposhtim Leccen dhe më pas radhën do ta ketë Milani”, precizoi Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...