Garrido: Do të tentojmë ta mposhtim Barcelonën

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Villarealit, Juan Carlos Garrido, ka pohuar se skuadra e tij do të tentojë të nxjerrë maksimumin e pikëve në Camp Nou ndaj Barcelonës.
“Villareali gjithmonë tenton të fitojë ndeshje. Kjo është ideja kryesore, por ne duhet të udhëtojmë me mendimin se luajmë ndaj një kampioni të madh”.
“Një ndeshje ndaj Barcelonës në Camp Nou është e përkryer për të treguar se ne po kalojmë formë të mirë. Ne jemi ekip ambicioz, por duhet të dimë se si të përziejmë ambicien me cilësinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka shumë mirë për të dalë sa më fortë nga kjo ndeshje”, deklaroi Garrido.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...