Hart: Tevez mund ta mposhtë Man Utd i vetëm

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, thotë se bashkëlojtari i tij Carlos Tevez mund ta mposhtë Manchester United i vetëm.
Tevez është bërë simbol i rivalitetit të hidhur në mes të United dhe Cityt që kur u transferua nga Old Trafford për në Eastlands.
“Carlos mund të kujdeset një ekip të tërë dhe ai mund të luajë sa 10 lojtarë. Nëse ne nuk luajmë mirë dhe Carlos luan, atëherë ka shanse të mira të fitojmë”.
“Ai është një lojtar fenomenal. Do të thosha më i mirë me të cilin kam luajtur. Ai është një shembull në të gjitha mënyrat. Duhet të shikoni në atë, ai nuk mban fjalime stimuluese, por fiton ndeshjen”, ka thënë Hart.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...