Iniesta dëshiron ta mbyllë karrierën te Barcelona

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se ai do të luajë gjithë karrierën e tij në Camp Nou.
Iniesta ka parë bashkë-lojtarët e tij Xavi dhe Carles Puyol të bëjnë nga 500 paraqitje për klubin spanjoll dhe dëshiron edhe vetë ta arrijë këtë shifër.
“Dua të arrij 500 ndeshje për Barcelonën si Xavi dhe Puyol. Do të ishte ëndërr të përfundoj karrierën këtu”, ka thënë spanjolli, i cili tashmë ka bërë mbi 300 paraqitje për Blaugranët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...