Ibrahimovic është lodhur
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ai tashmë ka filluar të ndjejë lodhjen për shkak të angazhimit të vazhdueshëm në fushë.
Suedezi është i detyruar të luajë po thuajse çdo ndeshje me Alexandre Pato dhe Pippo Inzaghi që janë jashtë ekipi për shkak të lëndimeve afat-gjate.
“Kam luajtur shumë ndeshje këtë sezon dhe tash ndjehem i lodhur, pothuajse i rraskapitur. Duke parë se Milani ka dy sulmues të lënduar, situata nuk është shumë e lehtë për mua. Duhet të falënderoj përzgjedhësin e Suedisë që më lejoi të pushoj ca këtë javë”, ka thënë Ibra.
Në anën tjetër, Andrea Pirlo po ashtu është jashtë fushe për derbin e sotëm ndaj Fiorentinas për shkak të përsëritjes së problemeve me kofshën e djathtë, por Ronaldinho është përfshirë, pavarësisht qëndrimit të vonshëm në klubet e Milanos.
Category: Futboll
0 Komente