Wenger ende i befasuar nga kalimi i Gallas te Tottenham

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ende është i befasuar nga transferimi i William Gallas te Tottenham.
Wenger ishte tronditur kur Gallas vendosi të kalojë te rivali tjetër londinez, Tottenham, pasi më herët kishte refuzuar ofertën e re të Arsenalit.
“Mendova se Tottenham kishte shumë mbrojtës të qendrës. Nuk e prita atë t’i bashkohet Tottenhamit. Ai mund të jetë i tepruar nganjëherë, por ai është një karakter i sinqertë. Nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje të madhe mes nesh”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...