Grant kritikon Fabregasin

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i West Ham United, Avram Grant, ka lansuar një sulm në kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Grant ka kritikuar Cesc për ndërhyrjen ndaj Manuel da Costa e cila do ta mbajë këtë të fundit jashtë fushe deri në vitin e ardhshëm.
“Ishte një ndërhyrje e keqe. Ishte një lëndim i keq dhe ai nuk do të luajë për 10 javë. Dhe ai ishte shumë i mirë këtë sezon. Televizori pëlqen të zgjedhë gjërat si Scott Parker me arbitrin. Nëse ata do t’i paraqitnin gabimet e arbitrave kundër nesh, ata do të kenë nevojë për një program të tërë”, ka thënë Grant.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...