Sagna: Fansat e Tottenhamit duhet të jenë krenar

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, mendon se fansat e Tottenhamit duhet të jenë krenar për ekipin e tyre këtë sezon.
Sagna, i cili ka për detyrë të ndalojë anësorin Gareth Bale në derin e sotëm londinez, thotë se atmosfera pritet të jetë edhe më e nxehtë duke marrë parasysh suksesin e fundit të Spurs.
“Rivaliteti mund të jetë edhe më intensiv këtë sezon. Ata janë shumë konkurrues. Ata ia dalin mirë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier. Ne e dimë se do të jetë vështirë për ne, por do të jetë vështirë edhe për ta”, ka thënë Sagna për London Evening Standard.
“Nëse do të isha një fansi Spurs, do të isha krenar për ekipin e tyre, por jam i Arsenalit dhe jam krenar për atë që ne arrijmë”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...