Ky është Liverpooli i vërtetë!

dardanmiftari | Sunday, November 07, 2010 | 0 Komente

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelseat në derbin e javës së 11-të në Ligën Premier, të zhvilluar në Anfield.
Superderbi i kësaj jave në Kampionatin anglez ishte vërtet një superderbi, për shkak të lojës së treguar nga të dyja skuadrat, e cila ishte fantastike.
Takimi nis qetë, me Chelsean që dominon. Siqodotë, është Dirk Kuyt ai që me një top fenomenal gjen Fernando Torres në zonën e Chelseat. Spanjolli ndali topin para se ta godasë, për të shënuar për 1-0 dhe gëzimin e madh të tifozëve të Liverpoolit në Anfield (11’). Në vazhdim të pjesës së parë Chelsea nuk është parë dhe Liverpooli po dominonte takimin. Nuk flitej më për Drogban, pasi që Fernando Torres dukej në formë të lartë. Liderët e Ligës Premier i shokon përsëri kush tjetër pos Fernando Torres. Një top të vjedhur në mesfushë e shfrytëzoi mjaft mirë Raul Meireles, që gjeti të lirë Fernando Torresin, i cili me të djathtën e tij shënoi golin e dytë (44’), për ekzaltin në Anfield. 2-0 për Liverpoolin dhe një Peter Cech i cili si duket ka rënë në gjumin dimëror. Në pjesën e dytë, komplet fytyrë tjetër e Chelseat. Didier Drogba hyn në lojë, për t’i dhënë fuqi lojës së Chelseat. Blutë e Londrës tentojnë disa herë me anë të disa gjysmërasteve, por mbrojtja e Liverpoolit si kurrë më parë ishte në formë të jashtëzakonshme, duke mos lejuar që Blutë ta zvogëlojnë epërsinë. Disa mund të mendojnë se tashmë Liverpooli është rikthyer në garën për titull, por The Reds janë ende larg kësaj, pasi që gjenden vetëm në pozitën e nëntë me 15 pikë pas javës së 11-të.
Chelsea nga ana tjetër mbetet lider me 25 pikë, dy më shumë se Manchester United dhe pesë më shumë se Arsenali dhe Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...