Balotelli bombardon WBA

dardanmiftari | Sunday, November 07, 2010 | 0 Komente

Manchester City u është rikthyer fitoreve, ashtu siç u është kthyer golave supertalenti Mario Balotelli, në takimin e zhvilluar në transfertë te WBA, që përfundoi me rezultat 2-0.
Manchester City më në fund ka filluar të shfaqë futboll efektiv, pasi që me pak raste arriti të mposhtë një WBA dominues.
Carlos Tevez asistoi për sulmuesin italian, Mario Balotelli (20’), i cili e kaloi Cityn në epërsi. Nuk kaloi shumë kohë dhe një pasim fantastik të David Silvas, për mrekulli e ndal në ajër Mario Balotelli, që pasi kaloi dy mbrojtës shënoi për 2-0 dhe fitoren e Cityt.

Ndeshjen ku Balotelli tregoi se vlen aq sa e lëvdonte Roberto Mancini, e dëmtoi pak vet protagonisti, pasi që SuperMario u përjashtua në minutën e 63-të me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutave.
Pas javës së 11-të, Manchester City gjendet në pozitën e katërt me 20 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...