Milani mbi Interin

dardanmiftari | Sunday, November 07, 2010 | 0 Komente

Bari nuk ka arritur ta ndalë Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A, pasi që u mposht nga Rossonerët para tifozëve të vet me rezultat 3-2.
Milani kaloi shumë shpejt në epërsi. Massimo Ambrosini (4’) shënoi për 1-0. Kuq e Zinjtë vazhduan me presionin mbi Barin dhe me anë të Flaminis (31’), i cili u ndihmua nga Ibrahimovic.
Dramën në San Nicola na garantoi Vitali Kutuzov (65’), i cili zvogëloi epërsinë për 2-1. Sidoqoftë, kundër këtij mendimi është treguar Alexandre Pato (72’), që me golin e tij për 3-1, shënon rikthimin e tij në listat e realizatorëve. Sa për prestigj në minutën e fundit për 3-2 realizoi Barreto.
Pas javës së dhjetë Milani e sheh veten në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Lazio që është lider dhe dy më shumë se rivali i përbetuar Inter, në pozitën e tretë, vetëm shtatë ditë pa u zhvilluar Derbi della Madonnina.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...