Juve lider, Milani në ndjekje
Juventusi ka shkatërruar në transfertë Novarën me rezultat 4-0, për të mbetur lider në Serie A, teksa Milani vazhdon ndjekjen që po ashtu shënoi fitore me rendësi te Siena si mysafir.
Juventusi e filloi me dominim këtë ndeshje, por rezultati nuk u zhbllokua derisa nuk u shfaq në skenë gjenialiteti i Andrea Pirlos, i cili me një harkim të ulët fantasti e gjeti sulmuesin Mirko Vucinic (16’), i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Bianconerëve. Boriello dyfishoi epërsinë në pjesën e parë, për rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Arturo Vidal (50’) dhe Mirko Vucinic (64’) përfunduan gjithçka për rezultatin 4-0.
Nga ana tjetër, edhe Milani përfundoi punën në pjesën e parë. Një goditje në zonë të devijuar nga portieri i Sienës e shfrytëzoi Antonio Cassano (26’), i cili realizoi për 1-0 nga afërsia. Rezultatin pas tre minutave (29’) e dyfishoi Zlatan Ibrahimovic pas një pasimi nga Antonio Cassano.
Dhe, në listën e shënuesve u radhit edhe Erjon Bogdani, i cili realizoi golin e nderit për Sienën për rezultatin 2-1 (83’). Për 3-1 shënoi Antonio Nocerino (90+1), teksa për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar shënoi Ibrahimovic (90+4').
Juventusi mbetet lider me 77 pikë, teksa Milani është në vendin e dytë me 74 pikë, tri javë pa përfunduar Serie A.
Category: Futboll
0 Komente