Interi shpreson për LK
Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Cesenas në Giuseppe Meazza, duke arritur të kthehet nga disavantazhi për të shpresuar ende për Ligën e Kampionëve.
Në pjesën e parë Interi kishte shumë raste me anë të Pazzinit dhe Sneijder, të cilët nuk kanë arritur ta gjejnë portën.
Edhe pjesa e dytë filloi keq për Interin. Ceccarrelli me një goditje të bukur kaloi në epërsi Cesenën (57’), për të ndezur edhe më shumë Nerazzurët, të cilët pas vetëm dy minuash barazuan rezultatin pas një goditje të devijuar të Obit (59’).
Në lojë inkuadrohen Milito dhe Zarate dhe loja e Interit ndryshoi në formë. Pas një aksioni ku portieri i Cesenas intervenoi dy herë, i lirë me portën, Guarin vendosi të harkonte te Zarate, i cili me kokë i pa gabueshëm shënoi për 2-1 (72’) dhe fitoren e madhe të Interit.
Me këtë fitore Interi ka 55 pikë në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Napolin që të shtunën barazoi me Romën dhe me pikë të njëjta me Lazion që është në vendin e tretë, e që sonte mbrëma takohet me Udinesen. Interi të mërkurën i shkon Parmës në transfertë, teksa fundjavën e ardhshme Interi pret Milanin në derbin lokal më të madh në botë, që pritet të vendosë si titullin, ashtu dhe fatin e Interit për garat evropiane.
Category: Futboll
0 Komente