Chelsea sigurt drejt LK-së
Chelsea e ka copëtuar rivalin lokal Queens Park Rangers me rezultat 6-1, për t’iu afruar më shumë se kurrë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Ishte kjo një ndeshje që përfundoi në pjesën e parë, pasi Blutë u treguan të pa mëshirshëm në një sfidë e cila shënoi fillimin e epokës Torres, i cili realizoi tri gola tjerë pas golit në Camp Nou.
Fillimisht Daniel Sturridge në minutën e parë zhbllokoi rezultatin, para se John Terry të shënonte për 2-0 (13’).
Më pas Torres shëoni dy gola (19’ dhe 25’) për 4-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Torres kompletoi hettrikun (64’), para se edhe Florent Malouda të shënonte për 6-0 (80’). Golin e nderit për mysafirët nga Loftus Road e realizoi Djibril Cisse (84’) për 6-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Chelsea grumbullon 61 pikë në vendin e pestë dhe tri javë pa përfunduar sezoni, ka gjasa të mëdha që ta tejkalojë Newcastle që është në vendin e katërt.
Category: Futboll
0 Komente