Puyol: E keqkuptuat Messin

dardanmiftari | Sunday, April 29, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka sqaruar se mungesa e Lionel Messit në konferencën lamtumirëse për shtyp të Pep Guardiolës është keqkuptuar nga mediat dhe publiku.
“Unë dua që të sqaroj atë që është thënë. Kur mbaruam stërvitjen, ne jemi bërë bashkë dhe thamë që katër kapitenët duhet të shkojnë”.

“Leo ka dashur të shkojë, por duke parë se po shkonin vetëm kapitenët, ai u kthye. Më pas më shumë lojtarë u paraqitën me vullnetin e tyre pa pyetur fare. Leo është falënderues ndaj Guardiolës, ashtu sikurse tërë skuadra, dhe nëse ka ndonjë organizim lamtumirës atëherë të gjithë do të jemi të pranishëm, sepse ne jemi të gjithë prapa tij”, është shprehur Puyol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...