Roma triumfon në derbin romak

dardanmiftari | Sunday, November 07, 2010 | 0 Komente

Lazio ka zhgënjyer tifozët e mbledhur në Olimpico të Romës për derbin e kryeqytetit italian, i cili i takoi Romës.
Ishte kjo një ndeshje e cila ashtu siç ishte pritur, kishte tensione të mëdha dhe lojë të ashpër. Roma e dominoi takimin dhe në fund me meritë doli triumfuese. Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse fituesi u vendos në pjesën e dytë. Në minutën e 50-të Roma fiton një penalti, pasi mbrojtësi i Lazios, Lichtsteiner, e preku topin me dorë në zonë. I sigurt u tregua Marco Boriello, i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Romës (52’).
Roma vazhdon me rastet, por as Lazio nuk sprapset. Rasti më i mirë për Albicelestët vjen në minutën e 84-të, kur Foggia qëlloi shtyllën nga afërsia, me portierin e Romës që në atë moment ishte i mposhtur.
Kur nuk shënon, atëherë pranon. Rregulla e pashkruar vleu kësaj radhe për Lazion, që u dënua në sulmin e radhës nga Roma, të cilës iu dha përsëri një penalti, pas ndërhyrjes së Andre Dias në Sergio Batistan. Nga penaltia i qetë për 2-0 dhe fitoren e madhe të Romës u tregua Mirko Vucinic (87’). Me këtë fitore Roma ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë, po aq sa ka dhe Sampdoria në pozitën e gjashtë. Lazio mbetet ende në krye të klasifikimit me dy pikë më shumë se Milani, që mposhti Barin dhe tre më shumë se Interi, që të shtunën barazoi me Brescia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...