Manxhukiq mund të dënohet me 3 vite burg, Shaqa shpëton!

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Prokuroria shtetërore gjermane e Nurnbergut ka hapur hetim kundër futbollistët të Bayern Munihut, kroatit Mario Manxhukiq, i cili në ndeshjen e Bundesligës kundër Nurnbergut ka festuar golin me dorë lartë, që i ngjanë përshëndetjes naziste.

Manxhukiq këtë e ka bërë në shenjë përshëndetje për gjeneralët kroatë të liruar nga Haga.

Prokuroria në Nurnberg thekson se bëhet fjalë për përshëndetje naziste, derisa kroati dhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri kanë përshëndetur publikun ‘ushtarakisht’.

“Rasti i është kaluar njësisë për kundërvajtje politike. Prokurori është duke e shqyrtuar këtë fakt dhe aktualisht nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë rasti. Me ligj do të përcaktohet nëse me rastin e festimit të golit është shkelur ligji me përshëndetje Hitleriane”, ka thënë zëdhënësja e Prokuorisë së Nurnbergut, Antje Gabriel-Gorsolke.

Përshëndetja naziste është e ndaluar me ligj në Gjermani dhe Austri, kurse për këtë vepër penal pason burgimi deri në tri vjet.
Këtu nuk është përmendur Xherdan Shaqiri. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!