Pas talentit kosovar, Juve,Inter, Liverpool e Bayern

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Mediat gjermane janë duke e vlerësuar si një talent të jashtëzakonshëm talentin kosovar Dionis Avdijaj. Madje mediat italiane e angleze shkruajnë se për këtë talent janë shumë të interesuara gjigandët evropian Juventus, Inter e Liverpool.
Avdijaj luan tek të rinjët e Schalke 04, por për ta mbajtur atë në skuadër po rivalizon mjaft edhe Bayern Munchen. 11 ndeshje, 21 gola është bilanci që ka arritur Avdijaj këtë edicion me të rinjët e Schalkes në kampionatin gjerman për të rinjë.
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers thuhet se ka dërguar agjent në Gjermani për të blerë kosovarin e ri, agjentë të cilët e blenë talentin e Leverkusen, Samed Yesil.
Avdijaj luan për të rinjët e Gjermanisë ndërsa luajti edhe në Kampionatin Evropian U17 që u mbajtë në Sllovaki./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!