Karikatura e ditës: Roman ia këput Di Matteos!

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Faqja e njohur e futbollit ‘Goal.com’ ka publikuar një karikaturë interesante në të cilën portretizohen pronari i Chelseat, Roman Abramoviç dhe menaxheri tashmë i shkarkuar i “bluve”, Roberto Di Matteo.

Në këtë karikaturë shihet se si Abramoviç ia këput litarin blu Di Matteos nga Trofeu i Ligës së Kampionëve, i cili u fitua pikërisht nga italiani dhe atë për herë të parë në histori të klubit londinez.

Pas shkarkimit të Di Matteos, Chelsea pritet ta angazhoj deri në fund të stinorit, menaxherin spanjoll, Rafael Benitez, ndërsa sytë e ‘bluve’ janë drejtuar nga ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, për të cilin thuhet së do të emërohet në krye të Chelseat në fund të stinorit. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!