Lazio përkohësisht lider
Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Napolit në duelin e zhvilluar mesditën e të dielës në kuadër të javës së 12-të të Serie A.
Ndeshja ishte tejet e balancuar me Lazion që shfrytëzoi maksimalisht mundësitë e treguara. Mauro Zarate përfitoi pas pasimit të mirë të Stefano Maurit për të shënuar për epërsinë e parë 1-0 (15’).
Në pjesën e dytë u formalizua fitorja e Lazios, tani përsëri me Zaraten në skenë i cili shkëlqeu në këtë takim, pasi që asistoi në golin e dytë dhe përfundimtar të sfidës të shënuar nga Sergio Floccari (61’).
Lazio përkohësisht është lider në Serie A me 25 pikë dhe mund ta mbajë kreun nëse ndodh që Interi (në pozitën e pestë me 20 pikë), ta mposhtë Milanin i cili është në pozitën e dytë me 23 pikë. Edhe një barazim në derbi do ta mbante Lazion në krye.
Category: Futboll
0 Komente