Liverpooli dhe Evertoni pas Pogrebnyak

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Rivalët e qytetit, Liverpooli dhe Evertoni, raportohet se janë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit të Stuttgartit, Pavel Pogrebnyak.
Mediat në rusi shkruajnë se menaxheri i Evertonit, David Moyes, nuk është i kënaqur me repartin ofensiv, andaj dëshiron ta përforcojë këtë pjesë në afatin kalimtar dimëror.
Një prej kandidatëve të mundshëm që mund t’i zgjidhin problemet në sulm për Moyes është Pavel Pograbnyak. Megjithatë, përveç Evertonit, për 26-vjeçarin i interesuar thuhet se është edhe Liverpool.
Roy Hodgson nuk ka shumë zgjidhje në sulm. Edhe pse Fernando Torres ngadalë rikthehet në formë, ai nuk mund të mbështetet në David Ngog e as në Milan Jovanovic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...