Maxi Rodriguez po i përshtatet Ligës Premier

dardanmiftari | Saturday, November 06, 2010 | 0 Komente

Ylli i Liverpoolit, Maxi Rodriguez, thotë se ai e ka pasur të vështirë t’i adaptohet Ligës Premier ku u transferua nga kampionati spanjoll, por thotë se kjo gjë tashmë është e shkuar.
29-vjeçari shënoi një gol të vonshëm vikendin e fundit kundër Boltonit, që ishte goli i tij i dytë që kur erdhi në Anfield si lojtar i lirë në fillim të vitit 2010. Argjentinasi tash beson se është rikthyer në formë dhe se i është përshtatur ndryshimet të klubeve dhe menaxherëve brenda një viti.
“Pas tetë vitesh në futbollin spanjoll ku stili i lojës nuk është aspak fizik sa është në Angli, kam pasur nevojë për ca kohë të adaptohem në stilin e lojës këtu. Futbolli është futboll gjithkund, gjithmonë luani me top, por ju duhet ca kohë të mësoni me stilet e reja”.
“Tash, megjithatë, mendoj se kam kuptuar futbollin anglez shumë mirë. Ndjehem sikur i njoh bashkëlojtarët e mi shumë më mirë dhe ata më njohin mua, dhe kjo më ndihmon mua të luaj shumë më mirë”, thotë Maxi Rodriguez në një intervistë për The Guardian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...