Moggi: Me blerjen e Ibrës, Milani ‘bleu’ Scudetton

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Luciano Moggi e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se me blerjen e Zlatan Ibrahimovic, Milani ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.
“Gjatë verës kam thënë se me tranferimin e Ibrahimovic, Milani do ta rigjente veten në luftë për Scudetto dhe unë pata të drejtë. Shikojeni derbin, Milani e ka fituar falë Ibrës”.
“Ibrahimovic është kampion dhe është fundamental për motorrin e Milanit. Ai i ka revolucionarizuar ata, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri ka bërë mirë që e ka shfrytëzuar. Ibrahimovic po ia kthen besimin Milanit me gola dhe fitore. Ai bën gjithçka”, shkroi Moggi në kolumnën e tij të Tuttomercatoweb.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...