Ronaldo: Mund të fitojmë në Camp Nou

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është tejet optimist para superderbit të së hënës, El Classico ndaj Barcelonës.
“El Classico mund të jetë vendimtar, por nuk i dihet. Një gjë është e sigurtë, ne do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Ne e dimë se është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne do të jemi optimistë në kërkim të fitores. Ne e dimë se kjo do të jetë vendimtare në fund të sezonit”.
“Është shumë në lojë për shumë prej nesh. Unë jam thjesht një lojtar tjetër i këtij ekipi. Ne të gjithë ndjejmë përgjegjësinë për të bërë një ndeshje të mirë. Unë nuk ndjej më shumë presion se pjesa tjetër. Unë gjithnjë dua më shumë, por bashkëlojtarët e mi kanë të njëjtat mendime dhe synime si unë”.

Real Madridi i ka humbur katër ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës. Sidoqoftë, Ronaldo shpreson që ta ndryshojë këtë statistikë në të mirë të Los Blancos.
“Mendoj se këtë sezon kjo do të ndryshojë. Ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje të vetme deri tani, që është me rëndësi për arsye se na jep besim. Ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë, por ne po dëshmojmë se jemi shumë solidë. Unë kam besim dhe shpresoj se do të arrijmë një rezultat të mirë”.
“Do të jetë shumë normale nëse tifozeria e Camp Nou do ta presë keq Jose Mourinhon pas asaj që ndodhi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kur ai ishte te Interi. Por, neve nuk na intereson kjo. Ne do të përqëndrohemi shumë dhe nuk do të na interesojë asgjë tjetër pos ndeshjes”, deklaroi Ronaldo në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...