Schmeichel: Reina ideal për Liverpoolin

dardanmiftari | Friday, November 12, 2010 | 0 Komente

Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, ka mbështetur përpjekjet e klubit të tij për të transferuar portierin e Liverpoolit, Pepe Reina.
Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, është duke kërkuar zëvendësim për portierin Edwin van der Sar, dhe Schmeichel beson se ka vetëm një kandidat.
“Jam shumë i sigurt se ata do të shkojnë për ndonjë portier si Pepe Reina i Liverpoolit”, ka thënë danezi.
Ish-portieri i United po ashtu ka dashur që Ferguson të transferojë një mesfushor të klasit botëror, si Wesley Sneijder ose Mesut Ozil.
“Do të më pëlqente të shoh Wesley Sneijder në ekip ose Mesut Ozil. Por më pëlqen mënyra se si Sir Alex Ferguson e ndërton ekipin për të ardhmen, ai po sjell disa lojtarë jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Schmeichel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...